Nga e hëna ndryshim të masave!

Lokalet në Maqedoninë e Veriut më në fund pritet ti rikthehen orareve të rregullta të punës.

Qeveria solli vendim që oraret e restoranteve dhe kafeterive ti kthehen orareve të zakonshme para pandemisë, dhe jo siç ishte deri tani deri në orën 22.00.

Ky vendim u soll pasi që u shqyrtua propozimi i Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të punës për kafenetë, restorantet dhe të gjitha objektetet gastronomike.

Ligji hynë në fuqi të hënën pas daljes në gazetën zyrtare. Pjesa më e madhe e lokaleve mund të punojnë deri në ora 24:00, ndërsa për një pjesë është e lejuar edhe deri në ora 01:00 pas mesnate.

Gjatë javës tjetër pritet të ketë vendim edhe për hapjen e kufijve pa kushte – pa testin PCR për koronavirus si dhe pa karantinën 14 ditëshe. Qeveria është shprehur optimiste se do të ketë vendim pozitiv edhe nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.