Nga e hëna lëshohen ndihmat sociale në Maqedoni, por disa masa kujdesi

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duke filluar nga e hëna do të kryejë pagesën etapore e ndihmës financiare në sportelet e bankave për shfrytëzuesit e të drejtave të ndihmës financiare të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

Ndihma do të paguhet sipas radhës së përcaktuar sipas rendit alfabetik sipas shkronjës së parë të mbiemrit.

Pagesa etapore e të drejtave financiare nga mbrojtja sociale dhe të fëmijëve është bërë me qëllim të që shmanget turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e shfrytëzuesve të këtyre të drejtave, në kushte të rrezikut nga virusi Kovid-19.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se shfrytëzuesit të cilët përdorin kartela pagesore lidhur me llogarinë e transaksionit ku pagune të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, do të mund mjetet t’i grenë në bankomatet e bankave llogaritur nga e hëna.