Grupi nacional teknik për imunizim kundër Kovid-19 solli vendim që prej fillimit të javës së ardhshme të fillojë edhe vaksinimi I të punësuarve në infrastrukturën kr*itike të shtetit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjithsej 4 000 vaksina do të ndahen për këto kategori nga 24.000 vaksinat e para të cilat tashmë arritën dhe me të cilat prej nesër fillon vaksinimi I qytetarëve mbi 75 vjeç.
Në infrastrukturë kr*itike hyjnë grupet në vijim: të punësuar në MPB të cilët janë më të ekspozuar ndaj rre*zikut, e për të cilët MPB duhet të parashtrojë lista në pajtim me rre*zikun, të punësuar në A RM, gjithashtu në pajtim me listë të parashtruar nga institucioni për grupet më të ekspozuara, gazetarë të punësuar në medium, të punësuar në prokurori dhe gjykata, vozitësit e autobusëve në NPQ, zj*arrfikësit, edukatoret e punësuara në kopshte dhe të punësuarit në pikë-pagesa.
Me këtë vendim grupi teknik për imunizim konsideron se do të mbrohen ata të punësuar të cilët kanë më së shumti kontakte dhe janë në rre*zik më të madh.
Të gjitha grupet e tjera në pajtim me shkallën e rre*zikut do të vaksinohen në fazat e ardhshme dhe bëjmë thirrje për durim dhe mirëkuptim. Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë I përkujton qytetarët të vazhdojnë maksimalisht t’I respektojnë masat për mbrojtje personale, qëndron në kumtes.