Te gjithë personat juridik që kryejnë shërbime dhe shitje në shtetet anëtare të UE-së (përfshirë portalet, online shops dhe deri te call center) ose ndjekin në ndonjë mënyre sjelljen digjitale të blerësve (cookies, ad ëords) nga shtetet anëtare të UE-së (neni 3 par.2 pika a dhe b LpMDhP të UE-së), pavarësisht se qëndrojnë në RM duhet t’i plotësojnë këto kushte prej datës 25 maj:
1.Të informojnë dhe të marrin pëlqimin e personit, për te cilin posedojnë të dhëna personale si: Emri, mbiemri, adresa, nr. amë, data e lindjes, ip adresa, cookies
2.Të garantojnë në web faqe “privacy by design” ose “privacy by default”.
3.Një përfaqësues të emërojnë në një shtet anëtarë të UE-së.
4.Një lajmërim në web faqe se çfarë të dhëna përpunohen dhe grumbullohen.
5.Dyshime per vjedhje te te dhënave duhet t’i paraqesin në afat prej 72 oreve.
6.Ndalese për dhënien e mëtutjeshme të të dhënave dhe domosdoshmëria për fshirjen e tyre.
7.Dëmshpërblim edhe në rastet e pakujdesisë më të lehte.
8.Dënimi maksimal deri ne 20 milionë, dënimi minimal 4% i te ardhurave vjetore.
CILAT FIRMA JANE TE OBLIGUARA?
- Te gjitha qe kanë në pronësi një zyrë përfaqësie në një vend anëtar të UE-së.
- Të gjitha që kanë një zyrë jashtë UE-së, por kryejnë shërbime për shtetas të ndonjë vendi anëtar të UE-së.
PËR MË SHUMË INFORMACIONI KONSULTONI ME AVOKATIN TUAJ!/PaCensurë