Qeveria ka vendosur që prej ditës së nesërme, 21 prillit, të ndalohet transportimi i organizuar i udhëtarëve në Komunën e Tetovës. Ndalesa vlenë edhe për transportin publik brenda Komunës.
“Nga kjo ndalesë përjashtohen transporti që kryhet nga operatorët ekonomikë për punonjësit e tyre, respektivisht transporti i punonjësve deri në vendin e punës, si dhe transportimi i organizuar i punonjësve në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, transporti i zjarrfikësve “, thuhet në deklaratën e qeverisë.