Nga çmimi marramendës deri tek reçipetat në skenë, të vërtetat e koncertit të Malumës

Të hënën, ylli latin Maluma ka mbajtur koncertin e tij në Tiranë. Ky koncert ishte një spektakël i vërtetë, ku ylli latin ka performuar para mijëra shqiptarëve. E që nga ai koncert Maluma ishte kryetema e mediave rozë, për koncertin dhe kostot e larta.

Uarda Koçi , e cila është pjesë e agjencisë që merret me organizime eventesh dhe në këtë rast të Malumës, ishte e ftuar në “Abc e Pasdites” ku foli pikërisht për këtë shijen pas mbylljes së koncertit, ku nuk munguan as komentet nga figurat politike.

Ajo gjatë bisedës tregoi se nga data tetë mars janë marrë me kushtet teknike profesionale të skenës, strukturat, backstag-in dhe çdo kërkesë tjetër që i vinte nga skuadra ndërkombëtare, duke qëndruar larg lajmeve në media.
Pjesëmarrja në koncert ishte e lartë dhe dita e verës u festua në mënyrën më të mirë, madje mbi dy mijë persona ishin të huaj që ndoqën koncertin e yllit nga Kolumbia.

“Energjia e skuadrës së Malumës ishte e jashtëzakonshme, në fakt me tu fikur muzika ishin ata të parët që dërguan mesazhe falënderuese për gjithë profesionalizmin dhe formën se si kishim ndërtuar gjithçka. Dhe kemi marrë fjalët më të mira, dhe kjo përkthehet pastaj në reagimin e tyre në rrjetet e tyre sociale, në rast se mungonte energjia dhe bashkëpunimi nuk do të kishim postime.”, shtoi ndër të tjera ajo.
Gjithashtu kur vie puna tek sutjenat, ajo u përgjigj se Maluma ka gjasa që i ka marrë me vete pasi pas mbarimit të koncertit nuk ishin në skenë.