Nga BFI me njoftim të rëndësishëm për zeqatin, ja si duhet të paguhet varësisht çfarë pasurie posedoni: Ari, argjend, para apo kafshë

Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se zeqati në ari, nisabi arit prej ku fillon llogaritja e zeqatiti është 91,6 gramë. Prej sasisë së poseduar nga ari për zeqat jepet 2,5 për qind.

“Nëse zeqatin e jep nga vetë esenca e pasurisë, pra nga ari, atëherë e jep 2,5% nga lloji që e posedon. Kjo llogaritet si vijon: (91,6:40=2.29 gr.). Nëse zeqatin e jep në valutë monetare, atëherë nisabi i zeqatit, në valutë sipas berzës aktuale është: 91,6 x 60.000=5,496.00 Euro (5,496.00:40= 137.4 euro zeqat)”, shtojnë nga BFI.

Nisabi i zeqatit në argjend është 700 gramë argjend nga e cila jepet 2.5% nga esenca ose nga kundërvlera e saj.

Zeqati nga vlera monetare thonë nga BFI, përfitohet nga nisabi i arit, sipas berzës aktuale, që është 5,496.00 euro.

Nëse dikush ka 40 deri 121 dele/dhi, ai duhet të japë një për zeqat. Prej 121 deri 200, duhet të jepen 2 dele/dhi, nga 201 deri 300, duhet të japin tre dele/dhi për zeqat. Nga 301 deri 400, duhet të japin 4 dele, nga 401 deri 500, pesë dele.

Në bagëtinë e madhe nisabi nisë nga 30 kafshë. Respektivisht, për 30 deri 39 lopë ose buallica, jepet një viç që ka mbushur një vjet dhe si vijon: 40-59, një viç që ka mbushur 2 vjet, 60-49, dy viça që kanë mbushur nga një vjet, për 70-79, jepet zeqat një viç që ka mbushur një vjet dhe një viç që ka mbushur dy vjet.