Nga aktor komik në objektivin nr.1 të Rusisë: Kush është presidenti i Ukrainës?

Ditë përpara se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të merrte detyrën në vitin 2019, ai bëri një udhëtim në qytetin e lindjes, Kryvyi Rih. Atje, vizitoi varrezat dhe vendosi lule mbi varrin e gjyshit, Semyon Ivanovich Zelensky, i cili luftoi në Ushtrinë e Kuqe të Bashkimit Sovjetik gjatë Lu*ftës së Dytë Botërore.
“Faleminderit për faktin që ideologjia çnjerëzore e nazizmit është përgjithmonë një gjë e së kaluarës. Faleminderit atyre që lu*ftuan kundër nazizmit – dhe fituan,” shkroi ai në Facebook.

Kjo deklaratë prekëse do të ishte e çuditshme këtë javë nëse dikush do ta besonte pretekstin e presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës. Një nga qëllimet e “operacionit special ushtarak”, siç e quajti ai, ishte “denazifikimi” i Ukrainës. Pretendimi i Putin është i çuditshëm, qesharak për disa, duke marrë parasysh se lideri i Ukrainës jo vetëm është hebre, por shumë nga të afërmit e tij u vr*anë nga nazistët gjatë Holokaustit. Po kush është presidenti i Ukrainës përtej paraardhësve të tij hebrenj?

Aktor?
Para karrierës nëaktrim, Zelensky u diplomua për Drejtësi në Universitetin Ekonomik Kombëtar të Kievit. Më pas, nisi komedinë dhe krijoi kompaninë Kvartal 95, e cila prodhon filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive.
Ai fitoi famë në serialin satirik tepër të njohur, “Servant of the People” (Shërbëtori i popullit), në të cilin luajti rolin e një mësuesi të ndershëm shkolle, i cili zgjidhet president dhe i tejkalon ligjvënësit e tjerë.

Seriali nuk e bëri Zelensky-n vetëm një yll filmi. Ai shërbeu si trampolinë për fushatën e tij presidenciale në jetën reale. Partia e tij u quajt po njësoj, “Shërbëtori i Popullit”. Në prill të vitit 2019, brenda një muaji nga finalja e shfaqjes, komediani u zgjodh president i Ukrainës.

Një fytyrë e re?
I pyetur nga Reuters përpara zgjedhjeve se si ndryshonte ai nga kandidatët e tjerë presidencialë, Zelensky tha: “Kjo është një fytyrë e re. Unë kurrë nuk kam qenë në politikë. Nuk i kam mashtruar njerëzit. Ata identifikohen me mua se jam i hapur, lëndohem, inatosem, mërzitem… Nëse jam pa përvojë në diçka, jam i papërvojë, nëse nuk di diçka, e pranoj sinqerisht.”

Por pavarësisht premtimeve të tij për të frenuar ndikimin e manjatëve në politikë, Zelenskiy-t i është dashur të shmangë dyshimin se ai është një kukull e Ihor Kolomoisky, një oligark, kanali televiziv i të cilit transmetoi “Shërbëtor i Popullit”.

Gjithashtu u përfshi në politikën e SHBA-së pasi u pretendua se Trump u përpoq ta detyronte atë të hetonte rivalin demokrat Joe Biden mbi marrëveshjet e biznesit në Ukrainë (Senati i SHBA-së i kontrolluar nga republikanët e shpalli Trump-in të pafajshëm).

Konflikti me Putin
Putin dhe qeveria e tij kanë ngritur vazhdimisht pretendime se qeveria e Ukrainës e zgjedhur në mënyrë demokratike është një regjim “fashist” ose “nazist”. Duke ndjekur vendime politike që janë më së shumti perëndimore dhe nuk ngjasojnë me ato të Putinit, Zelensky u ndje i rrezikuar dhe nisi “të shoqërohej” me liderët perëndimorë, përfshirë Presidentin e SHBA Joe Biden.
“Çdo ditë ne dëshmojmë se jemi gati të jemi në aleancën (NATO) më shumë se shumica e vendeve të Bashkimit Europian,” tha ai në qershor të vitit 2019.

Po tani?
Në fjalimin televiziv të së premtes në mëngjes, Zelensky u shfaq njeri me karakter. Me një bluzë të gjelbër të errët dhe rrathë të errët poshtë syve, presidenti pati një ton sfidues dhe lavdëroi forcat e ar*matosura të vendit për “mbrojtjen e shkëlqyeshme të vendit”. “Tani është një moment i rëndësishëm,” tha ai. “Fati i vendit tonë po vendoset”.

Në një video të postuar të shtunën në mëngjes me titull “mos u besoni lajmeve të rr*eme”, Zelensky zbuloi se ai është ende në Kiev.
“Unë jam këtu. Ne nuk po i ulim armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto,” tha ai.

Rre*ziku me të cilin përballet Zelensky nuk është më vetëm politik. Zyrtarët amerikanë paralajmëruan ligjvënësit se forcat ruse që hynë në Ukrainë përmes Bjellorusisë ishin rreth 20 milje larg nga Kievi. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha se Zelensky mbetet një “objektiv kryesor për agresionin rus”, ndërsa vetë Zelensky tha se Rusia e kishte shënuar atë si “objektivin numër një”.
“Ata duan të shk*atërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit,” tha ai.

Më herët iu kërkua të largohej nga Kievi me urdhër të qeverisë amerikane, por e hodhi poshtë ofertën, sipas një zyrtari të lartë të inteligjencës amerikane. Zyrtari citoi presidentin ukrainas të ketë thënë se “lu*fta është këtu” dhe se ai kishte nevojë për municion antitank, jo “xhiro me makinë”.
https://www.instagram.com/p/Cabe-u9FUaf/?utm_source=ig_embed&ig_rid=074c8ead-8e7f-4cd6-b1c3-d89b6be18d32