Nga Afganistani në karantinë! 60 shtetas të Maqedonisë izolohen në një hotel në Shkup

Rreth 60 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë kthyer nga Afganistani në vendlindje, por në vend të shtëpisë, janë dërguar në karantinë shtetërore në Shkup. Jozyrtarisht mësohet se shtetasit nuk kanë qenë të informuar për këtë veprim të auroriteteve të vendit, ndërsa familjarë të tyre treguan se arsyeja pse i kanë futur në karantinë është se në mesin e udhëtarëve që kanë ardhur nga Afganistani, ka pasur edhe shtetas të rajonit që kanë qenë pozitiv me vir*usin ko*rona.

Mësohet se paraprakisht, tanimë të karantinuarit, disa orë kanë pritur në autobus para hotelit, duke mos iu lejuar asnjë kontakt me familjarët.

Jozyratrisht mësohet se në karantinë shtetasit do të qëndrojnë për pak kohë, sapo të testohen për Covid-19, e nëse dalin negativ do të lirohen.