Nga 88 mijë mkd, këto janë pagat e kryeministrit dhe ministrave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë publike të ardhurat e kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski, zëvendësve të tij dhe ministrave të qeverisë.

Kreu i qeverisë merr pagë neto prej 88.260 denarë, ndërsa ndër ministrat me të ardhura më të larta është ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili merr 86.324 denarë në muaj.

Paga bazë e të gjithë ministrave është 65.026 denarë.

Në mesin e zëvendëskryeministrave, pagën më të lartë e ka zëvendëskryeministrja Slavica Grkovska 73.045 denarë, e pasuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytiqi me pagë neto prej 71.762 denarë.

Artan Grubi merr pagë pak më të ulët, 70.478 denarë, ndërsa më e ulëta në mesin e zëvendëskryeministrave është Bojan Mariçiq me pagë prej 69.197 denarë.