Nga 34 vendvotime të numëruara në Gostivar prin Arben Taravari i cili paralajmëroi fitoren

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje nga 34 vendvotime të numëruara nga gjithsej 121 vendvotime, e nxjer kryetarin aktual të Gostivarit, Arben Taravari duke prirë.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 34 vendvotimet për Nevzat Bejtën nga BDI kanë votuar 38.36% ose 2.588 persona, ndërsa Arben Taravari ka 60.04% të votave ose 5.602 vota.

Ndryshe, Taravari u shpreh se në Gostivar kanë fituar duke falënderuar 4.000 herë qytetarët e Gostivarit.
Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë.