Nga 22 deri më 29 nëntor do të mbahen Ditët e arsimimit mediatik

Shkup, 19 nëntor 2021 “Virtuale apo reale – rregullat janë të njëjta! Të jemi të arsimuar në aspektin mediatik”
është motoja e Ditëve të arsimimit mediatik që këtë viti ua kushtojmë fëmijëve dhe të rinjve, theksoi drejtori i
Agjencisë Dr. Zoran Trajçevski sot në konferncen për shtyp. Me atë u shënua manifestimi, i cili Agjencia për
shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rrjeti për arsimim mediatik e organizojnë nga 22 deri më 29
nëntor.

–Përcaktimi i tillë tematik buron nga zhvillimet më të fundit në fushën e arsimimit mediatik në vend – hyrja zyrtare e arsimimit mediatik në programet e arsimit fillor, si qasje në ligjërimin, për të cilën gjithsesi kontribuan të gjitha përpjekjet e përbashkëta të deritanishme për avancimin e arsimimit mediatik tek qytetarët e gjithë gjeneratave tha drejtori i Agjencisë.

Në kuadër të manifestimit, me çka për herë të tretë kyçemi në shënjimin e javës së dhjetë globale të arsimimit
mediatik dhe informativ të UNESKO-s, do të mbahen seri ngjarjesh dedikuar ndërtimit dhe zhvillimit të vetëdijes
kritike te fëmijët dhe të rinjtë, por edhe te grupet tjera të synuara të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt ose
tërthorazi me to.

Të gjitha informatat lidhur me aktivitetet dhe ngjarjet gjatë Ditëve, do të shpërndahen përmes kanaleve të
komunikimit të Rrjetit Twitter, (@MediumPismenost ), Instagram (@mrezazamediumskapismenost), Facebook
(@MrezaZaMediumskaPismenost) dhe në ueb faqen www.mediumskapismenost.mk.
AGJENCIA PËR SHËRBIME MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE