Nga 19 mandatet e fituara nga Fronti Evropian, vetëm 9 janë të BDI-së

Fronti Evropian në zgjedhjet e djeshme fitoi gjithsejtë 137.486 vota apo 19 mandate. Nga të cilat vetëm 9 i takojnë BDI-së, ndërsa 10 mandatet e tjera partnerëve të koalicionit parazgjedhor.

Ali Ahmeti, Talat Xhaferi dhe Rina Hajdari tre deputetë të BDI-së në Njësinë Zgjedhore numër 6. Musa Xhaferi dhe Arbana Pasholli në Njësinë e Pestë zgjedhore. Sadulla Durau dhe Diana Toska në Njësinë e 2 Zgjedhore dhe Blerim Bexheti e Ilir Hasani në Njësinë Zgjedhore numër 1. Këta janë 9 deputetët që vijnë nga radhët e BDI-së, derisa të tjerët vijnë nga partnerët e koalicionit parazgjedhor, përfshi PDSH-në, Lëvizjen Populli, Partinë Demokratike Evropiane, atë boshnjake, rome e kështu me radhë.