Nga 1 korriku shtrenjtohet rryma në bllokun 2.3 dhe 4


Komisioni Rregullator për Energjetikë, (KRRE), njofton opinionin se furnizuesi universal EVN Home e ka zbatuar përkatësisht sistemin tarifor gjatë përgatitjes së vendimit për çmimet e reja, duke i radhitur shpenzimet nëpër blloqe, në atë mënyrë që për 88% të amvisërive që bëjnë pjesë në bllokun e parë dhe të dytë, çmimi i energjisë elektrike rritet për 0,4 %.

– Advertisements –

“Për 88% të amvisërive, të cilat bëjnë pjesë në bllokun e parë dhe të dytë, çmimi i energjisë elektrike ka korrigjim për 0,4%. Për ata konsumatorë, të cilët janë në bllokun e tretë, të cilët përbëjnë rreth tetë për qind të amvisërive, çmimi rritet për 0,48% dhe për bllokun e tretë dhe për bllokun e katërt çmimi rritet për 0,57%. Tani rëndësi qenësore ka që furnizuesi universal ta përcjellë udhëzimin e dhënë rregullator për optimizimin e prokurimit për 15% të mbetura për sasitë e energjisë elektrike, të cilat EMV-ja nuk i ka ofruar dhe tani duhet të prokurohen në tregun e lirë. Duhet të gjejmë zgjidhje kreative, të cilat do të jenë në interes të qytetarëve dhe të mendohet për blerjen e energjisë elektrike nga kapacitetet vendore nga burimet e rinovueshme. Është e domosdoshme të kemi konkurrencë dhe të përdoret momenti kur çmimi i energjisë elektrike në bursa është më i volitshëm,“ deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Çmimi i ri i energjisë elektrike hy në fuqi nga data 1 korrik 2024.