Komisoni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi Sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët, të cilët furnizohen nga furnizues universal, me të cilin konfirmohet se tarifa e lirë ditore fillon më 1 dhjetor të vitit 2023 në periudhë prej orës 13 deri ora 15, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Aktet nënligjore që i miratoi KRRE-ja konfirmojnë edhe afate të reja, sipas të cilave kompanitë energjetike nga viti i ardhshëm do të duhet t’i parashtrojnë kërkesat e tyre më së voni deri 30 shtator, ndërsa vendimet për tarifat e reja do të kumtohen më së voni deri 30 nëntor dhe të njëjtat do të jenë në fuqi nga viti i ardhshëm.