Nga 1.431 vota, mori 1.428/ Erdogan rizgjidhet në krye të AKP

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është rizgjedhur unanimisht si kryetar i AKP, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në kongresin e mbajtur në Ankara.
Pasi u nominua nga zyrtarët e lartë të partisë, Erdoğan u rizgjodh kryetar për mandatin e tij të shtatë, raporton Anadolu Agency.

Nga 1.431 fletëvotime, Erdoğan mori 1.428 vota të vlefshme dhe kishte tre fletëvotime të pavlefshme.
Pas votimit, Erdoğan falënderoi anëtarët e partisë të cilët i besuan drejtimin e partisë.
Përveç kësaj, partia gjithashtu zgjodhi 75 anëtarë të Kryesisë së saj Qendrore dhe Bordit Ekzekutiv (MKYK).