Neziri thotë se Mickoski shumë shpejt do të krijojë qeveri stabile me VLEN


Analisti Xhelal Neziri në Daily Click në TV21 tha se Hristijan Mickoski shumë shpejtë do të krijojë qeveri stabile. Sipas tij, 58 mandatet e fituara i kanë siguruar VMRO-DPMNE-së komoditet, ndërsa si partner shqiptar të koalicionit qeverisës Neziri thotë se e sheh VLEN-in.

“Edhe BDI-ja, mendoj Fronti Europian e ka pasur të qartë se nëse VLEN merr mbi 10 deputetë, ndërkohë që VMRO-DPMNE merr mbi 50 deputetë , dhe të dyja bashkë arrijnë të formojnë një shumicë madje minimale , atëherë çështja e qeverisë është çështje e kryer, kur VMRO-DPMNE ka marrë 58 deputetë, që i jep një pozitë për të krijuar qeveri me cilën parti që të dojë , jo vetëm me VLEN, vetëm ZNAM, ose vetëm me Levicën, është pozicion shumë komod i Mickoskit”

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1417918462252441/?ref=embed_video