Neziri: Tani është lehtë të jesh shqiptar në Çair, ka ardhur koha të jesh lehtë shqiptar edhe në Veles!

Bekim Neziri – Bartësi i listës,kandidat për deputet në njësin 3-BDI

Zgjedhjet e kaluara parlamentare dëshmuan se vetëm interesi i ngushtë partiak është i rëndësishëm dhe asnjëherë nuk del në pah interesi jetësor i qytetarëve dhe votuesve të thjeshtë. Në zgjedhjet e kaluar nga partia e Zoran Zaevit u trumbetua me të madhe se “ka ardhur koha për jetë të barabartë për të gjithë”, por, realiteti ndodhi ndryshe, e kjo më së shumti u ndie në ato vendbanime ku shqiptarët nuk janë shumicë, siç është Njësia Zgjedhore 3.

Në këtë njësi zgjedhore që bëjnë pjesë vendbanime të Maqedopnisë lindore e qëndrore, shqiptarët e kanë të vështirë t’i artikulojnë kërkesat e tyre, sepse majorizimi dhe presioni nga votuesit maqedonas është aq i madh sa vështirë mund të imagjinohet në një botë demokratike bashkokohore.

Shqiptarët në këtë zonë zgjedhore janë të përqëndruar në qytetatin e Velesit dhe fshatrat për rreth, por sdo mend se ata janë të shpërndarë tek e tuk, gjithandej nëpër qytete të ndryshme.

Nga gati 30 vite pavarësim të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët në këtë zonë nuk kanë nxjerrë asnjë deputet që do të jetë zëri i tyre, sepse interesat e ngushta të individëve dhe mosbashkëpunimi i mjaftueshëm kanë bërë që maqedonasit të udhëheqëin gjithmonë dhe të luajnë me fatin e qytetarëve shqiptarë.

Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e 15 korrikut me kandidatin Bekim Neziri, ka vendosur që shumë seriozisht dhe drejtpërdrejtë të angazhohet në zgjidhjen e problemeve disa vjeçare me të cilat ballafaqohen këta shqiptarë.

Shqiptarët e Velesit ishin lënë anash në periudhën e kaluar, por betejat politike në nivel ekzekutivi ishin aq të mëdha sa shpeshherë zëri që vinte nga thellësia e këtyre vëllezërve shqiptarë zbehej dhe pak dëgjohej.

Tani kur BDI ka arritur të zgjidhë disa nga problemet më madhore të shqiptarëve është koha që në mënyrë të drejtëpërdrejtë të jenë të lidhur me shqiptarët e zonës 3, me shqiptarët e Velesit e të gjithë fshatrave për rreth. Shqiptarët e këtyre treave që me djersën e ballit dhe me dinjitet i bënë ballë çdo stuhie e presion të armiqve.

Deri dje ka qenë e vështirë të jesh shqiptar në Çair apo në Tetovë, por ka qenë edhe shumë më e vështirë të jesh shqiptar në Veles e fshatrat për rreth.

Tani është lehtë të jesh shqiptar në Çair e Tetovë, por do të bëhet më e lehtë të jesh shqiptarë edhe në Veles, Jabollçishtë, Çashkë e gjetiu.
Tani fokusi kryesor do të jetë për këta bashkëatdhetar të cilët deri më tani e mbajtën gjallë kauzën kombëtare për drejtësi e barazi në momentet edhe më të vështira të historisë kombëtare.

Është për t’u përshëndetur guximi dhe vendosshmëria e partive shqiptare që të jenë pjesë e garës elektroale për njësinë zgejdhore numër 3, por duhet bashkim dhe angazhim që shqiptarët në këtë zonë dhe jo vetëm ata, të bëhen bashkë e të zgjedhin zërin e tyre që do t’i përfaqësojë denjësisht në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët e Velesit duhet të bashkohen edhe me bashkësitë tjera e t’i japin dinjitet këresave të tyre për jetë normale, për ujë të pijshëm, për rrugë të asfaltuara, për shkollim në gjuhën amtare. Guximi dhe mençuria e këtyre shqiptarëve do të të dijë të zgjedhë shpresën dhe jo manipulimin, siç bënin deri më tani partitë maqedonase, të cilët i mjelnin këta qytetarë vetëm për interesat e tyre. Është koha që shqiptarët e Velesit të jetojnë të lirë e me dinjitet si çdo shqiptarë tjetër në Maqedoninë e Veriut, sepse ata janë në tokë të tyre dhe s’mund të bëhen qiraxhinj për interesa të dikujt tjetër.