Kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 3, Bekim Neziri gjatë takimeve që ka zhvilluar nëpër fshtrat shqiptarë të Velesit i ka garantuar qytetarët se do të përfundojë sa më shpejt rruga që lidh fshtrat shqiptarë të Velesit me ato të Prilepit.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kohë më parë e kishte shënuar fillimin e punimeve në rrugën e re që lidh Komunën e Dollnenit me Komunën e Çashkës, përkatësisht fshatrat shqiptarë Crnilishtë me Jabollçishtë.
Aktualisht nga kjo rrugë janë asfaltuar 6 kilometra, 4.9 kilometra janë duke u ndërtuar në fazën e dytë, kurse kanë filluar punimet në 6 kilometrat e fundit të rrugës,.
“Kjo rrugë e cila ishte kërkesë e banorëve të Dollnenit dhe Çashkës po bëhet me insistimin e BDI-së. E njëjta rrugë lidh pothuajse të gjitha fshatrat shqiptarë të Prilepit dhe Velesit. Rëndësia e kësaj rruge është e madhe sepse banorët e kësaj pjese të Pellagonisë e shkurtojnë udhëtimin për në Shkup deri në 60 km në një drejtim”, tha Bekim Neziri, raportona Zhurnal.mk
E gjithë rruga po ndërtohet nëpërmes maleve të Velesit dhe Prilepit, ndërsa lidh dhe ofron fshatrat shqiptarë të tre komunave. Rruga ka rëndësi të madhe për transport më të madh të mallrave dhe njerëzve, por edhe për kursimet në shpenzimet e udhëtimit.
Deri më tani Dollneni dhe Çashka ishin komunat e vetme në Maqedoninë e Veriut që nuk ishin të lidhura me infrastrukturë edhe pse ishin largë njëra tjetrës vetëm pak kilometra.
Presioni që këto komuna shqiptare të jenë të ndara ishte i madh, kështu që për të udhëtuar nga njëra anë të tjetrën duhej të kalohen mbi 100 kilometra.
Problem të madh me infrastrukturë ka edhe fshati Karaslari, i cili është vetëm 10 km larg qendrës së Velesit. Edhe pse është afër qendrës, banorët e këtij fshati jetojnë si në mesjetë, duke mos pasur as ujë, as rrugë, pa kanalizim, ndërsa shpesh kanë probleme edhe me rrymën elektrike.
Për ironi të fatit, që paradoksi të jetë edhe më i madh, fshati Karaslar i Epërm furnizon me ujë të gjithë fshatrat përreth, ndërsa nuk ka ujë për veten e tij.
Kryetarët e deritanishëm te Velesit nuk kanë bërë asgjë për këta banorë shqiptarë edhe pse kanë prentuar disa herë.
Kandidati për deputet Neziri ka thënë se do të angazhohet që fshati Karaslari të ketë rrugë të asfaltuar dhe të lidhet në sistemin e ujësjellësit,i cili e furnizon me ujë të pijshëm të gjithë fshatin Karaslar të Poshtëm dhe zonën industriale, Karaslari.
Problem me rrugë kanë edhe banorët e fshatit Sivlik në Veles të cilët kanë qenë të manipuluar nga partitë maqedonase se do t’ua përmirësojnë kushtet infrastrukturore me të cilat përballen.
Mbi 100 shtëpi me rreth 700 banorë kalojnë çdo ditë në rrugët të cilat ngjasojnë si rrugët në shekullin XV.
“Nuk do të lejojmë që në fshatrat e afërt të banuar me maqedonas rrugët të asfaltohen për herë të tretë, ndërsa në këtë fshat të populluar me shqiptarë ende rrugët janë në një gjendje të rëndë”, tha Neziri.
Bekim Neziri gjithashtu ka premtuar se pas përfundimit të kësaj rruge do të përmirësohet infrastruktura edhe në fshatrat tjerë shqiptarë të Velesit të cilat ishin lënë anash në të kaluarën.
Në vitin 2020 do të fokusohemi kryesisht në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve për të mirën e gjithë qytetarëve”, tha Neziri.
https://www.facebook.com/Uskana1993/videos/371452663524731