Bashkimi Demokratik për Integrim një ndër sektorët primarë e ka edhe sportin dhe rekreacionin. Kandidati për deputet në zonën 3, Bekim Neziri ka thënë se ai do të punojë me të rinjtë e fshtrave shqiptarë të Velesit që të kultivojnë sa më shumë talentin e tyre dhe të merren sa më shumë me sport.
“Shqiptarët e Velesit kanë talente të shumë në sport, por deri më tani nuk iu është dhënë mundësia që ata njejtë si bashkëmoshatarët e tyre të kenë mundësi të shfaqin talentin e tyre. Prandaj unë do të punoj maksimalisht me të rinjtë që të bëhen pjesë e jetës sportive në vend”, ka theksuar Neziri, transmeton “Zhurnal.mk”.
Nga këto anë kanë dalë mundës të shkëlqyer por shumë të rinjve iu janë ndërprerë ëndrrat për shkak të mospasjes së kushteve të stërvitje. Varfëria shpeshherë ata i ka detyruar që të largohen nga sporti dhe të marrin rrugët e gurbetit për të ushqyer familjet e tyre. Prandaj me programin e BDI-së për sport dhe rekreacion, do t’iu mundësohen kushte më të mira për stërvitje të gjithë sportistëve.
“Do sigurojmë ngrohje për objektet sportive, do i bëjmë ato me efikasitet energjetik, do t’u japim atyre një dimension multifunksional dhe do i vendosim në punë të gjitha objektet ekzistuese sportive për nevojat e të gjithë sportistëve dhe qytetarëve”, tha Neziri.
Ai siguroi se do të ndërtohen edhe salla sporti në fshtrat shqiptare të cilat janë lënë pas dore, si dhe do të punojnë me mësuesit dhe punëtorët sportiv që të gjejnë sa më shumë talente dhe t’i mbështesin ata.
“Do ta rrisim numrin e të rinjve që merren me sport dhe do t’i mbështesim ata që t’i realizojnë ëndrrat e tyre”, tha Neziri.
Banorët e këtyre anëve kanë treuar se jo që kanë pasur kushte të merren me sport, por përballen me probleme mesjeteare. Komuna e Çashkës diskriminon hapur shqiptarët, pasi që ka ndërtuar sallë sporti për 100 nxënës, ndërsa tek fshtrat shqiptarë që kanë mbi 800 nxënës nuk ka ndërtuar as klasa për mësim, e jo të lejojë ndërtimin e sallës.
Banorët janë të revoltuar që deputetët e LSDM-së nga kjo anë të cilëve iu kishte dhënë besimi i përfaqësimit nuk kanë bërë asgjë, duke gënjyer vazhdimisht dhe pa realizuar asnjë projekt.
Shteti asnjëherë nuk ka ndërtuar ujësjellës, shkolla ose objekte tjera në këtë zonë, por gjithçka ekziston aktualisht është ndërtuar me angazhimin e vet banorëve.
Një nga shtyllat themelore të programit të BDI-së është shoqëria tek e cila BDI në vazhdimësi ka pas fokus të veçantë në krijimin e politikave pozitive në këtë segment, prandaj sa i përket politikës sociale si bazë themelore e shtetit, në programin tonë parashihen disa aspekte dhe atë barazia sociale, programi për punësim dhe sistemi pensional.
“Rininë e konsideroj si forcën të madhe motorike për shtytjen tej të proceseve kyçe në vend. Gjeneratat e reja do të jenë në vazhdimësi bartëse të projekteve dhe ideve për një frymë evropiane në vend. Ky program për Rininë dhe Sportin është një program për çdo të ri në vend, për çdo djalë dhe vajzë të re”, tha Neziri.
Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet që të rinjtë të kenë vendin e merituar në të gjitha pikat dhe përfaqësim të drejtë në çdo proces vendimmarrës, si dhe proceset Euro- Integruese.