Nezir Çajani një vit i paralizuar, babai i Nezirit kërkon ndihmë për fazën e fundit për shërimin e djalit

Pas më shumë se një viti po shijon ushqimin.

Neziri nuk ka mundur të lëvizë asnjë pjesë të trupit, pas fatke*qësisë që i ndodhi në Lumin e Matkës ku e kishte dëmt*uar unazën e pestë dhe për pas*ojë mbeti i para*lizuar.

Feim Çajani babai i Nezirit thotë se djali ka përmirësime fal donatorëve që e ndihmuan nga shumë vende të botës për ta shëruar djalin në spitalin privat Zhan Mitrev.

“Zoti ka dashur dhe më ka sprovuar, kjo ka qenë një caktim i Zotit por atë ditë kur ia kam dëgju zërin nuk mundem ta shpjegoj atë ndëjenjë që kam pasur në ato momente. Pas 11 muajsh e 14 ditë ia kam dëgjuar zërin djalit”, u shpreh Feim Çajani.

Babai i Nezirit nuk i haron donatorët që e ndihmuan që djali i tij të mund të shërohet.

“Djali tani është shumë më mirë fal krejt popullit që kanë ndihmuar me ndihmën e tyre djali tani është më mirë”, tha Feim Çajani.

Femiu tani ka një hall, lutet që personat human ta ndihmojnë edhe në fazën e fundit të shërimit të djalit që të mund të qëndroj edhe pak në spital për tu shëruar i gjithë.

“Mjekët thonë që do të ketë përmirsime do ti fuksionijnë edhe qelizat edhe nervat e duarve të këmbëve që djali të mund të ec ashtu siç ka qenë”. 03 21 Këtë nuk ia kisha preferuar askujt këtë situat timen por kjo ka qenë një caktim i Zotit”, theksoi Feim Çajani.

Një natë në spitalin privat babai Femiu thotë se i kushton 200 euro e këto harxhime si i papunë nuk po mund t’i mbulojë.

Ai thotë se djali ka përmirësime fal donatorëve që e ndihmuan në ditët më të vështira.

Nezir Çajani para 1 vit e gjysmë me shoqërinë e tij shkuan në Liqenin Matka që të freskohen, por fatkeqësisht nga një kërcim i lartë, ai u lëndua në gurët që ishin poshtë ujit.

FEIM ÇAJANI IBAN CODE MK07210501650780387

MOB +389 71-434-661