Neymar thyen sërish zemrat e tifozëve të Barcelonës/ Zgjat kontratën me PSG edhe për 4 vjet

PSG ka konfirmuar se Neymar do vazhdojë kontratën e tij me klubin deri në vitin 2025.
Gjatë ditës ishte folur shumë se klubi dhe braziliani sot do bënin zyrtare vazhdimin e marrëveshjes dhe ashtu doli.

Pasi zgjati kontratën e tij me Paris Saint-Germain, braziliani foli për PSGTV, në lidhje me ambiciet dhe kënaqësinë e tij që ka vazhduar aventurën e tij në kryeqytetin francez.
“Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur që po zgjas kontratën time me Parisin deri në vitin 2025”.
“E vërteta është se jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për katër vjet, të jem pjesë e projektit të klubit, të përpiqem të fitoj tituj, për të provuar dhe arritur ëndrrën tonë më të madhe që është Liga e Kampionëve”.

“Kështu që jam i lumtur që do të qëndroj në klub, të jem pjesë e tij dhe të zgjas kontratën time”, ka thënë braziliani.
Neymar u bashkua me PSG-në në vitin 2017.