Nexhmedin Spahiu kërkon që të dyshuarit për rastin e Lulzim Fejzullahut “të varen midis sheshit”

Analisti Nexhmedin Spahiu ka dhënë një qëndrim të ashpër pas vrasjes së Lulzim Fejzullahut në Podujevë.

Ai ka kërkuar që të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit “të varen midis sheshit”.

Këtë koment ai e ka bërë në postimin e avokatit Tomë Gashi.

“Pajtohem plotësisht. Psh për këta 4 që e mbytën këtë 18 vjeçarin jetim dënimi duhej të ishte me varje në mes të Qytetit”, ka thënë Spahiu.