“New York Times” shkruan për shtatoren e Majlinda Kelmendit

Edhe mediumi prestigjioz ‘New York Tmes’ ka shkruar për kampionen kosovare Majlinda Kelmendin, pas zbulimit të statujës së saj.
“Majlinda Kelemendit, atletës së parë nga Kosova që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike, i është zbuluar statuja në vendlindjen e saj”.

“Qindra njerëz, përfshirë presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Viser, duruan shiun që të mblidheshin në Pejë, 85 kilometra në perëndim të Prishtinës, për të parë statujën e bronztë të Kelmendit”, thuhet në këtë artikull.
Përveq tjerash në këtë artikull tregohet që statuja ka kushtuar 200.000 euro.