Nevzat Bejta voton bashkë me familjen: “Sot qytetarët vendosin fatin e Gostivarit”

Kandidati për të parin e Gostivarit nga rradhët e BDI, Nevzat Bejta së bashku me familjen hodhën votën e tyre për këto zgjedhje.
Bejta ka bërë thirrje që të votohet masovikisht për ardhmërinë e qytetit të Gostivarit.

“Sot është një ditë e bukur, është dita e votimit. Sot qytetarët e kanë mundësinë të vendosin për fatin e qytetit të Gostivarit, a do të lëvizë qyteti përpara apo do të ngelet pas. Pranda, shfrytëzoj nga rasti që të ftoj qytetarët të dal masivisht në votime për ardhëmërinë e qytetit të Gostivarit” ka thënë Bejta.