Nevzat Bejta: “Uroj nga zemra që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së”

Nevzat Bejta, përmes një shkrimi në FB sonte, ka falenderuar të gjithë ata qytetarë që sot hodhën votën e tyre për të.
Bejta ka thënë se Gostivari për të është më i rrëndësishëm sesa karriera politike.

“Të dashur qytetarë të Gostivarit, dëshiroj të shpreh faleminderimet më të sinqerta për besimin e juaj që treguar ndaj meje si në rrethin e parë ashtu edhe në rrethin e dytë zgjedhor.
Uroj nga zemra dhe shpirti që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e VMRO-DPMNE në katër vitet e ardhëshme.
Për ne më e rëndësishme është qyteti jonë, se sa karriera politike.
Për ne, kujdesi për Gostivarin tonë nuk do të ndalon kurrë. Ju faleminderit edhe njëherë”, ka shkruar Bejta.