Nevzat Bejta: “Faleminderit çdo votuesi të BDI, faleminderit Gostivar”

Kandidati i BDI-së për komunën e Gostivarit Nevzat Bejta, përmes një shkrimi në FB, ka falenderuar të gjith ata të cilët hodhën votën për të në këto zgjedhje.
Bejta i ka cilësuar këto zgjedhje si të lira dhe demokratike nga qytetarët.

“Faleminderit çdo votuesi të BDI, faleminderit strukturës partiake dhe çdo qytetari të Gostivarit, të cilët dhanë kontributin e tyre që sot të kemi një proces demokratik zgjedhor.
Në demokraci vendos vota e qytetarëve dhe ne e kemi obligim ta respektojmë. Pas dy javësh, votojmë në rrethin e dytë. Ju faleminderIt edhe njëherë”, ka shkruar Bejta.
Ndryshe, Nevzat Bejta dhe Arben Taravari do të garojnë edhe një herë për Gostivarin në rrethin e dytë të zgjedhjeve.