Netflix me paralajmërim të ashpër

Kompania Netflix lëshoi një deklaratë të brendshme drejtuar posaçërisht bashkëpunëtorëve të saj, duke njoftuar se, në mes të vizionit të saj të ‘Shprehjes Artistike’, nuk do të censurojë asnjë lloj lënde ose përmbajtje në platformë, edhe nëse i shqetëson ata, d.m.th. , punonjësit.
Në deklaratë, kompania u bëri të qartë punëtorëve se nuk do të “censurojë artistët ose zërat, edhe nëse punonjësit e konsiderojnë përmbajtjen si ‘të dëmshme’”.
Po ashtu i paralajmëroi ata se nëse e kanë të vështirë të mbështesin një përmbajtje të tillë, “Netflix mund të mos jetë vendi më i mirë për ju”. Kjo do të thotë, ata kanë çdo të drejtë për t’u larguar nga kompania.