Netflix bie nga sistemi


Faqja e filmave dhe serive, Netflix, ka rënë nga sistemi të premten, duke ua pamundësuar kyçqjen abonentëve. Netflixi ka thënë se po përpiqet që ta zgjidhë problemin. “Aktualisht jemi duke përjetuar disa probleme në të gjitha pajisjet tona. Po punojmë që ta zgjidhim problemin”, thuhet në deklaratë. Përdoruesit menjëherë filluan të shkruanin nëpër rrjetet sociale për prishjen.

“Zgjohu Netflix”, u shpreh një. Gjiganti global i transmetimit ka raportuar në prill për herë të parë humbjen më të madhe të abonentëve për më shumë se një dekadë. Humbja e tyre erdhi për shkak të vendimit të kompanisë për të pezulluar shërbimin në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës, që rezultoi me humbjen e 700,000 abonentëve. Megjithatë, muaj më vonë Netflixi doli me deklaratë ku tha se kishte më pak rënie se që kishte parashikuar në prill.