Netanyahu: Terroristët barbarë nga Gaza janë përgjegjës për shpërthimin në spital

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “terroristët barbarë nga Gaza” ishin përgjegjës për shpërthimin në një spital në Gaza, ku palestinezët thonë se vrau të paktën 500 njerëz.

“E gjithë bota e di: ishin terroristët barbarë nga Gaza ata që sulmuan spitalin, jo Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, tha Netanyahu. Ai tha se analizat e FMI-së tregojnë se terroristët hodhën një sërë raketash në Gaza dhe në momentin që u godit, ata po kalonin pranë spitalit Al Ahli.

Të dhënat e inteligjencës që kemi tregojnë se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar të raketës që goditi një spital në Gaza, tha kryeministri izraelit.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shpalli tre ditë zie në të gjithë Palestinën për atë që ai tha se ishte një sulm nga forcat izraelite në spitalin Al Ahli në Rripin e Gazës.

Hamasi tha se sulmi në spital ishte një “krim lufte” dhe se aty strehoheshin qindra të sëmurë dhe të plagosur dhe njerëz të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre.

Një deklaratë e Hamasit tha se qindra njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.