Ndërsa fjalimi i liderit të Hezbollahut të Libanit ishte duke u zhvilluar, Benjamin Netanjahu paralajmëroi organizatën të mos e testonte Izraelin dhe theksoi se do ta “paguante shtrenjtë” nëse e bënte këtë.
“Unë u them armiqve tanë në veri të mos na testojnë, ju do ta paguani shtrenjtë.”,tha Netanjahu në një deklaratë të shkurtër televizive.
Kryeministri izraelit vlerësoi ushtarët e guximshëm izraelitë, duke thënë se ata po vrasin terroristë “gjatë gjithë kohës” në Gaza, me bashkëpunim të ngushtë midis forcave tokësore dhe ajrore të IDF-së.
Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se nuk do të ketë armëpushim në Gaza derisa Hamasi të lirojë pengjet izraelitë: “Izraeli refuzon një armëpushim të përkohshëm që nuk përfshin kthimin e pengjeve tona. Forcat e vendit po operojnë me forcë të plotë në të gjitha frontet.”, shtoi kryeministri izraelit.