Të dielën, në orën 07:00 do të hapen kutitë e votimit në Shqipëri, ku mbi 3.5 milionë qytetarë me të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit.Ndër të parët që do të votojnë do jetë dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Zëdhënësi i Presidentit ka njoftuar se Meta do t’i drejtohet qendrës së tij të votimit në orën 07:00.Ndërkohë Kryeministri Edi Rama mësohet se do të shkojë për të votuar rreth orës 10:30 në qendrën e votimit në Surrel.
Nga ana tjetër kreu i opozitës Lulzim Basha mësohet se do të shkojë për të hedhur votën e tij rreth orës 09:00.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në 19:00./tvklan.al/