Nesër vendoset për shkarkimin e Paunovskit

Inati me eprorët dhe moszbatimi i ligjit për administratorët e programit K-5 janë arsyet pse kryeministri Zoran Zaev do ta shkarkojë Stojko Paunovskin nga posti i drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Sidoqoftë, nesër në mëngjes, Zaev do t’i presë punonjësit e inspektoratit në takim të cilët do ta bindin atë që të mos shkarkojë Paunovskin e më pas, vendimi përfundimtar do të merret në seancë qeveritare.

Gjithmonë ekziston një mundësi e hapur, kështu që unë kam caktuar një takim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, për të dëgjuar argumentet e tyre. Pse atëherë do të caktoja takim, nëse jam i bindur në qëndrimin e bërë publik- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Sidoqoftë, për siç thotë Zaev, inatin e Paunovskit, në Qeveri ekziston një kod etik për sjelljen e funksionarëve. Nëse respektohet ky kodeks, këtë duhet ta ndjekë zv.kryeministri Ljupço Nikollovski, i cili është i detyruar ta informojë Stojko Paunovskin, se ai ka shkelur kodin e etikës Paunovski dje për Alsat tha se nuk ishte i informuar. Në rastin e Paunovskit, Nikollovski nuk reagoi, por kërkesa erdhi nga Kryeministri Zaev, edhe pse sipas Kodit, Zëvendëskryeministri është ai që duhet ta informojë Kryeministrin.

Dua t’ju siguroj në përputhje me vendimin që do të marr personalisht, dhe natyrisht edhe Qeveria do të veprojë në përputhje me rregulloret ligjore në vend. Nuk do t’i lejojmë vetes asgjë tjetër përveç veprimit sipas rregullave ligjore- pohoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Paunovski mund të marrë gjobë prej 2,000 eurove, sipas ligjit mbi punësimin e administratorëve nga marrëveshja kornizë. I njëjti ligj nuk parashikon mundësinë e shkarkimit të drejtorit të institucionit. Paunovskit i është kumtuar shkarkimi pasi ai u ankua publikisht se nuk do t’i pranojë 35 administratorë, të cilët iu caktuan nga Ministria e Sistemit Politik.