Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup, kjo është arsyeja


Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se nesër, më 14 maj, në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 12:00, për shkak të garës “Triogi Triatlon”, MPB do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikaciont në rrugë të caktuara në Shkup.

“Pozicioni fillestar i garës është Qendra Sportive “Boris Trajkovski”, ndërsa garuesit do të lëvizin në një pjesë të rrugëve rreth QS “Boris Trajkovski” dhe në korsinë e djathtë të bul. Ilinden, pastaj në lëvizje nga kryqëzimi në bul.“8 Shtatori” deri tek kryqëzimi me rrugën “Lublanska” dhe anasjelltas, njofton MPB.

Për këto arsye, Departamenti i sigurisë së qarkullimit rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë qarkullimi në rrugët e mësipërme dhe qarkullimi do të ridrejtohet në rrugët përreth.

MPB apelon qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.