Nesër protestojnë banorët e fshatit Batincë për mbetjet medicinale dhe njerëzore në deponinë Drislla

Deponia Drislla vazhdon të paraqes problem të madh për banorët që jetojnë në afërsi të saj.
Ata janë të tmerruar me pamjet që vijnë nga repartet Gjinekoogjike në këtë deponi e më pas tërhiqen zvarrë foshnjet e abortuara dhe pjesë të tyre nga qent e fshatit!

Banorët e fshatrave përreth si Draçevë, Batincë, Lisiçe neser do të protestojne kunder deponisë Drislla.
Banorët shkruajnë: “Instutucionet e lartpërmendura i kemi njoftuar se njëzëri kemi vendosur që nëse deri më datë 15.09.2023 (12 ditë afat)nuk ndërmeren masa dhe hapa konkret për zgjidhjen e kësaj katastrofe ekologjike do e bëjmë bllokimin e rrugës që çon deri te deponia Drislla dhe nuk do të lejojmë që asnjë kamion të futet në deponinë Drislla. Bllokimi i rrugës do të jetë krejtsisht dhe do zgjasë prej 1 ditë 1 javë 1 muaj e deri në realizimin e kërkesës sonë dhe ndalimin e kësaj katastrofe ekologjike E presim përkrahjen tuaj !!!VETËM TË BASHKUAR MUND TA NDALIM KËTË KATASTROFË EKOLOGJIKE!!!
Ju lutemi shpërndajeni që përkrahja të jetë sa më e madhe !!!”

Videot dhe pamjet e foshnjeve të abortuara janë skandaloze dhe shume shqetësuese, ne po i plasojmë të mbuluara por duke dashur që edhe instutucionet përkatëse respektivisht Ministria e Shëndetësisë të mbaj përgjegjësi për këtë!/Pa Censurë