Nesër pritet të shkarkohet kreu i policisë, Vellkovski


Nesër pritet që ministri i brendshëm Oliver Spasovski të propozojë shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkovski. Siç na njoftuan nga Qeveria, Spasovski do e japë propozimin dhe më pas ministrat do duhet të votojnë pro ose kundër shkarkimit, percjell Fakte. Sidoqoftë, informatat jozyrtare thonë se Vellkovski do vazhdojë angazhimin në MPB, por në ndonjë post tjetër pasi që vlen për kuadër që tërë jetën e tij profesionale ka qenë i punësuar në polici.

Propozimi për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Siguri publike Llazo Vellkovski erdhi pas skandalit me makinën zyrtare të tipit Range Rover që mediat e zbuluan se po e vozitë për pushime verore në Greqi, vajza e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike. Por u deshën disa ditë derisa MPB e shpjegoi skandalin. Sipas njoftimit zyrtar të Oliver Spasovskit, Llazo Vellkovski kokë më vete ia ka dhënë truprojen personale dhe xhipin e punës vajzës së tij, pasi që është ndjerë i kërcënuar. Sipas arsyetimit që Vellkovski e kishte dhënë në MPB, ai kishte marrë kërcënime të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjes, sidomos pas ngjarjeve në Meçkin Kamen kur u festua Ilindeni kështu që e kishte lëshuar makinën e policisë së bashku me truprojen për ta shoqëruar vajzën. /SHENJA