Nesër priten reshje të rrëmbyeshme të shiut


Nesër moti do të jetë pak më i freskët posaçërisht në pjesët veriore dhe do të mbajë mot i ndryshueshëm me dukuri të izoluar të reshjeve të rrë*mbyeshme të shiut me bub*ullima dhe me erë të përforcuar, por edhe dukuri të br*eshrit. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor deri jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri 33 gradë. UV=7.

Në Shkup, moti do të jetë më i freskët, që nga paraditja me reshje të kohëpaskohshme të rrë*mbyeshme të shiut, bub*ullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 27 gradë. Nga DPH paralajmëruan se që nesër do të ketë destabilitet të konsiderueshëm, i shoqëruar me erë të përforcuar perëndimore kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht stabil dhe gjatë fundjavës do të ketë kushte për destabilitet të shkurtë të izoluar në male.