Për shkaqe teknike në rrjetin distributiv, nesër pa energji elektrike do të mbeten pjesë të komunës Qendër, Aerodrom, Saraj, Gjorçe Petrov, Studeniçan dhe Kisella Vodë.
“Në periudhën prej orës 09:00 deri në 15:00 përdoruesit në rrugën 4.6 dhe 7 në fshatin Batnicë, komunë e Studeniçanit, shfrytëzuesit në fshatin Orman, baza e betonit “Granit Separacia” dhe “Magenta” në komunën Gjorçe Petrov si dhe pjesë e përdoruesve në rrugën Bel Kamen të komunës Qendër.
Pa rrymë gjatë periudhës prej orës 08:30 deri ora 12:30 do të jenë përdoruesit në rrugën Andon Dimitrov të numrrit 44 deri në numër 60 të komunës së Kisella Vodës.
Në periudhën prej orës 07:30 deri 09:30 pa rrymë do të jenë përdoruesit në rrugën e Dërvenit Saraj, Kanionit Matkë, Pompës së benzinës Sar, Pompa dhe qumështorja “krivina”, firma Antikor, Ilaz Ademi dhe Islam Abazi në komunën e Sarajit, ndërsa në periudhën prej orës 09;30 deri 11:30 përdoruesit në rrugën Hristo Tararçev- nënrruga 14 e komunës së Kisella Vodës./PC