Nesër nis karvani i vaksinimit në 14 pika vaksinimi

Të hënën nis karvani i vaksinimit në 14 pika vaksinimi nëpër disa komuna të vendit .

Në cdo pikë vaksinimi në këto vende, qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen kurse ata që janë vaksinuar jashtë vendit do të evidentohen në sistemin “Termini Im”

Nga MSH-ja thonë se vendimi për t`u vaksinuar nuk duhet të anulohet, për shkak se popullata e pavaksinuar është më shumë e rrezikuar nga pasqyra e rëndë klinike dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit.

Krahas karvanit që do të realizohet në dy javët e ardhshme, qytetarët kanë mundësi që për cdo ditë të vaksinohen në shtëpitë e shëndetit.