Nesër nis gjykimi për deponinë ilegale në Strugë

Nesër në Strugë fillon gjykimi për deponinë ilegale të qytetit, e cila ka helmuar banorët e Strugës për një dekadë, dhe e ndot qytetin dhe rrethinën e tij. Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, do të përpiqet të dëshmojë se autoritetet lokale, komuna dhe Kompania e Shërbimeve Publike, si dhe Ministria e Mjedisit, nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem të madh mjedisor.

Duke ngritur padinë, presim që gjykata të marrë parasysh seriozisht pretendimet në kërkesë padinë. Një ekspert bëri ekspertizë profesionale duke konfirmuar se deponia ilegale e Strugës, me dekompozimin e mbetjeve organike dhe inorganike ndot tokën, dhe me këtë ekziston rreziku i ndotjes së Liqenit të Ohrit, si dhe që rreth deponisë ka fusha ku kultivohen produkte bujqësore”, tha Aleksandra Cvetanovska-Shoqata Juristëve të Rinj të Maqedonisë.
Juristët e rinj shpresojnë, që në fund të procesit dikush të mbajë përgjegjësi.

Presim që të ketë përgjegjësi për institucionet kompetente, që nuk kanë vepruar dhe të cilat mund të kishin vepruar në përputhje me ligjet, dhe mund të kishin parandaluar ekzistencën e një deponie të tillë të paligjshme.” Ne besojmë se gjykata do të ndalojë hedhjen e mëtejshme të çdo mbeturine, dhe do t’i detyrojë të paditurit ta rikultivojnë vetë zonën”, theksoi Aleksandra Cvetanovska-Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë.
Ndryshe sipas vlerësimeve të sektorit joqeveritar, çdo vit në deponi derdhen rreth 40 mijë ton mbeturina. Pyetëm në komunë, me çfarë qëndrimi dot ë dalin nesër në fillimin e gjykimit, por përgjigje nuk morëm.

https://www.youtube.com/watch?v=jn25F3MvxoA