Nesër në shkup shënohet ditëlindja e nobelistes, Nënë Tereza


Nesër në Shkup do të shënohet ditëlindja e nobelistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja, Diana Toska, e cila është ideatore e himnit të Nënës Terezë.

Postimi i Toskës në Facebook:

Lulja jonë e shenjtë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu / Shën Tereza 26.8.2018 Shkup

Nesër do të shënojmë ditën e lindjes tënde në vendlindjen tënde, aty ku të thirri zemra jote e njomë që t’i shërbesh njeriut e njerëzimi të marrë ngjyrën e dashurisë, përmes aromës së shpirtit tënd bujar. Jeta e njeriut në botë pa eksperiencën tënde nuk do të kishte vlerë, ndërkohë që trashëgimia jote ka filluar të sfidohet në mbarë botën.