Nesër në Shkup regjim i posaçëm i trafikut

Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët e Shkupit se nesër, 03.10.2021 (e diel), për shkak të mbajtjes të manifestimit sportiv “ Maratona e Shkupit 2021”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit të Shkupit.

Maratona do të fillojë në ora 08:00, në këtë trase vrapimi: fillimi është para Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” nëpër rr.”Marrëveshja e Bledit”, djathtas nëpër blv “Ilindeni”, majtas nëpër rr.”E Lubjanës”, drejt nëpër rr.” E Moskës”, djathtas nëpër rr.”Vojvoda Vasill Çakallarov”, në fund të rrugës kthehet në gjysëmrreth prapa dhe vazhdohet drejt nëpër rr.”Mitropoliti Teodosij Golloganov” drejt nëpër rr.”Dimitrie Çupovski”, drejt nëpër rr.” 11-të Tetori”, majtas nëpër blv.”Republika e Krushevës”, djathtas nëpër blv.”Brigada e Tretë Maqedonase”, majtas nëpër rr. “Franjo Kluz”, djathtas nëpër blv. “Jane Sandanski”, deri në fund para udhëkryqit me blv “Serbia”, pastaj kthehet në gjysëmrreth prapa nëpër të njëjtën trase të trafikut nëpër blv “Jane Sandanski”, majtas nëpër rr.”Franjo Kluz”, djathtas nëpër blv.”Brigada e Tretë Maqedonase”, majtas nëpër blv.”Republika e Krushevës”, djathtas nëpër rr.” 11-të Tetori”, drejt nëpër rr.”Dimitrie Çupovski”, djathtas nëpër blv.”Shën Klimenti i Ohrit”, majtas nëpër blv.”Ilindeni” deri në cak para Qendrës Sportive “Bris Trajkovski” në Shkup (dy xhiro).

Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët e lartpërmendura, gjatë të cilave trafiku do të zhvillohet nëpër rrugët e afërta. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët t’i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë nëpër rrugët ku do të uhvillohe ngjarja me qëllim të sigurisë të të gjithë pjesëmarrësve në trafik.