Nesër në Shkup organizohet marsh protestues për nder të Rexhail Qerimit

Nesër do të organizohet marsh protestues për nder të të ndjerit Rexhail Qerimit, i dënuari për rastin “Alfa” si dhe për disa raste gjyqësore, për të cilat protestuesit kërkojnë hetim ndërkombëtar.

Protesta do të nis në “Sheshin Skenderbeu” në Shkup, ndërsa pritet të përfundojë në zyrat e BE-së në Shkup. Këtë e ka bërë të ditur Jetulla Qerimi, vëllai i të ndjerit Rexhail Qerimi.

“Ju njofotojmë që në dat 04.02.2022 ditën e Premte, në ora 13:30 Do të mblidhemi tek sheshi Skenderbeu ku dhe do të fillojm marshin në nderë të Rexhail Qerimit si dhe do të kërkojmë hetim ndërkombëtar në zyrat e BE-s për vd ekjen e dyshimt si edhe për të gjith rastet tjera të montuara politike”, shkruan Qerimi.