Nesër, në seancën qeveritare, do të shqyrtohet informacioni për rritjen e pensioneve

Kryeministri Hristijan Mickoski zhvilloi sot një takim pune me ministren e financave, Gordana Dimitrievska Koçovska, dhe ministrin e politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani, ku u finalizua struktura e projektit për rritjen e pensioneve. Me këtë projekt, mbi 300,000 pensionistë maqedonas do të marrin pensione më të larta duke filluar nga ky vit.

Ky premtim zgjedhor që mori formën përfundimtare do të shqyrtohet në seancën e parë të Qeverisë, e cila do të mbahet nesër, më 28.06.2024 (e premte), njofton Qeveria.