Nesër në ora 14:00 takimi i ri Zaev-Gashi

Nesër me fillim në orën 14:00 do të mbahet takim i ri ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të partisë Alternativa, Afrim Gashi.
Në takim pritet që të bisedohet lidhur me ofertat kadrovike, si dhe të precizohen prioritetet programore të cilat Alternativa insiston të jenë në programin e ardhshëm qeveritar.

Sipas informacioneve Alternativa pret dy poste ministrore, si dhe drejtori, një pjesë edhe drejtori me të cilat deri tani ka udhëhequr BDI.
Takimi vjen pas të premten kryesia e Alternativës, i dha dritë jeshile kryetarit Gashi, që të vazhdojë bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev.