Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë, mund të vendoset ora policore

Nesër, me fillim nga ora 12:00 në Kabinetin e Presidentit në “Villa Vodno” do të mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare. Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski në takim do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Nga Kabineti i Presidentit njoftojnë se në seancën e dhjetë, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë situatën aktuale me pandeminë e Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.

Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se mund të ketë orë policore nga ora 17:00 ose 18:00.
“Po mendohet edhe për një form karantine apo mase tjetër kufizuese. Shumica e anëtarëve të Komisionit për sëmundje ngjitëse vlerësojnë se ora policore nga ora 21:00 nuk do të ketë rezultate , ndërsa në qoftëse bëhet nga ora 17:00 ose 18:00 do të ketë rezultate më të mira”, tha kryeministri Zaev.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha tha se mbeten të hapura të gjitha opsionet për menaxhim të situatës me pandeminë KOVID 19.

MUHAMED HOXHA, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Të gjitha opcionet për menaxhim të pandeminë KOVID janë të hapura. Në seancën qeveritare, të mbajtur dje nuk është diskutuar konkretisht për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por fillimisht pritet të ketë seancë këshilli për siguri tek presidenti I shtetit, nuk përjashtohet mundësia që deri në fund të javës, qeveria të mbajë seancë ku do të merreshin masa të tjera për menaxhim me pandeminë Kovid, për të cilat opinion do të jetë i informuar”

Në ndërkohë nga ministria e Shëndetësisë kanë informuar se masat e deritanishme antikovid kanë dhënë rezultat dhe e kanë ulur faktorin e transmetueshmërisë së virusit nga 1,5 në 1 person.