Nëser mbahet virtualisht Samiti i Zagrebit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të mbahet nesër, më 6 maj, përmes video-konferencës.

Ky samit ishte planifikuar të mbahej më 7 maj në Zagreb, por për shkak të pandemisë u ndërrua data, njofton Klan Kosova.

Cilat janë objektivat e samitit?

BE është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe video-konferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkan Perëndimor.

Në luftën kundër Covid-19, Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor janë të bashkuar. Samiti do të sigurojë një mundësi për të nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në këto kohë krize. Partnerët në rajon kanë kontribuar për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së, ndërsa Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 3.3 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të merret me krizën e koronavirusit.

Kush do të marrë pjesë në Samit?

Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bashkojë:

krerët e shteteve ose qeveritë nga vendet anëtare të BE-së

udhëheqës nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të kryesojë takimin. Ai do të përfaqësojë BE-së së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.