Nesër konstituohet Këshilli i Komunës së Tetovës, ja kush pritet të zgjidhet kryetar

Nesër, në ora 13:00 është caktuar të mbahet mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Lëvizja Besa e cila fitoi 12 këshilltarë në zgjedhjet e 20 gushtit pritet të formojë shumicën në Këshillin e Tetovës së bashku me 4 këshilltarët e VMRO-DPMNE-së.

Kryetar i Këshillit pritet të zgjidhet, Besar Durmishi, i cili edhe në përbërjen e kaluar ka ushtruar detyrën e njejtë.

Siç mëson gazeta LAJM, në rend dite, në mbledhjen e parë do të propozohen katër pika:

1. Propozim-Vendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Verifikues;
2. Propozim-Vendim për verifikimin e mandateve të anëtarëve të Këshillit të Komunë së Tetovës;
3. Propozim-Vendim për formimin e komisionit për çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime;
4. Propozim-Vendim për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit te Komunës së Tetovës.