Nesër konferenca për rastin e Liridona Ademajt, merr pjesë edhe vëllai i saj

Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media në ora 10:00 për rastin e Liridona Ademajt.

Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe vëllai i saj, Leonard Ademaj.

“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt”.

“Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Liridona Ademaj u vra në moshën 30-vjeçare, më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.