Nga nesër fillon zbatimi i masave kufizuese të miratuara nga Qeveria me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Me masat që do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i ambienteve të hotelierisë do të shkurtohet deri në ora 18, ndërsa ndalohet edhe organizimi dhe mbajtja e kremtimeve të festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe festave fetare.
Masat nuk lejojnë as organizimin e Viti të ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga persona fizikë dhe juridikë. Kjo vlen edhe për institucionet publike, për shkak të të cilave komunat dhe të gjitha organizatat e krijuara nga vetëqeverisja lokale udhëzohen që përveç që ndalohet çdo tubim grupor dhe organizimi i festimeve me rastin e Vitit të Ri të ardhshëm dhe festave fetare, duhet të heqin dorë edhe nga festimet që eventualisht tashmë janë planifikuar.
Masat kufizuese përfshijnë ndalimin e hoteleve për organizimin e festimeve me rastin e Vitit të Ri të ardhshëm dhe festave fetare. Dhe ata, nëse kanë organizuar tashmë festime të Vitit të Ri, duhet t’i anulojnë ato.
Në ambientet e hotelierisë (hotele, motele, bujtina) dhe restorantet e tyre orari i punës është kufizuar deri në 21:00. Ata do të mund të punojnë ekskluzivisht për mysafirët dhe vetëm gjatë shërbimit të vakteve. Orari i punës në kafenetë, baret në objektet e akomodimit hotelierik është i kufizuar deri në orën 18:00.
Masat e reja ndalojnë gjithashtu marrjen me qira të shtëpizave dhe objekteve të tjera turistike për akomodim, për tubime në grupe dhe organizimin e festimeve me rastin e Vitit të Ri të ardhshëm dhe festave fetare, përveç personave nga e njëjta familje.
COVID-bilanci dje ishte 865 raste të reja, 641 pacientë u shëruan dhe 25 njerëz kanë vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, si dhe punonjësit shëndetësorë gjithashtu dërguan mesazh për të qëndruar në shtëpi për pushime, ndërsa Qeveria filloi fushatë për kremtim të përgjegjshëm.
Filipçe përsëri apeloi që të mos dilet gjatë kësaj periudhe nëse nuk ka ndonjë nevojë të madhe për të. Ai vlerësoi se kufijtë e hapur nuk janë rrezik për përkeqësimin e situatës epidemiologjike. Përkundrazi, tha ai, transmetimi lokal është rreziku kryesor i mundshëm dhe kjo është arsyeja pse ka masa të tilla kufizuese.
“Njerëzit të mos grupohen në tenda. Gjatë festave të ardhshme, festimeve, në prag të Vitit të Ri, qytetarët duhet të qëndrojnë brenda familjeve të tyre, sepse ne pamë që mini klastere fillojnë nga atje ku ka numër më të madh të njerëzve nga më shumë familje”, theksoi sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në fjalimin e tij vjetor, presidenti Pendarovski u bëri thirrje qytetarëve t’i festojnë festat e ardhshme me familjet dhe të dashurit e tyre.
“Vitin e kaluar si popull kemi kaluar nëpër golgotën më të madhe që nuk mbajnë mend as qytetarët tanë më të moshuar. Kemi paguar çmim të madh, mbi 2.100 bashkëqytetarë tanë mbetën të trishtuar përjetë. Duke ju uruar festat që vijnë, siç tha, dëshiroj, jo vetëm si president, por edhe si njëri prej jush, t’ju lut t’i festoni në shtëpi në rrethin e më të afërmve që ta ruajmë më të shtrenjtin që e kemi – shëndetin dhe jetën. Kur duruam gjithë vitin, me maska, karantinë, izolim dhe lëvizje të kufizuar, ju lutem, të durojmë edhe ndonjë muaj para se të fillojmë të kthehemi në normalitet. Do të ketë kohë edhe për të dalë edhe për t’u shoqëruar edhe për biseda me miqtë dhe shokët. Por, humbëm shumë njerëz që të lejojmë tragjedi të reja njerëzore dhe familjare”, tha Pendarovski.
Shtoi se ballafaqimi me krizën shëndetësore është sfidë serioze, por anashkalimi i pasojave negative afatgjata të mosbesimit të qytetarëve në institucionet, por edhe në shkencë dhe në profesion, i cili po intensifikohej gjatë pandemisë nuk është rrezik më i vogël.
“Ajo që na pret me siguri është vala e re e fushatave negative të cilat do t’i dekurajojnë njerëzit të vaksinohet nëpërmjet teorive të konspiracionit në rrjetet sociale. Prandaj, fushata e vaksinimit, i cili do të jetë, gjithashtu, në bazë vullnetare, do të duhet të kryhet nëpërmjet shembujve personalë. Nuk duhet të lejojmë, që në shekullin e 21 për çështje të tilla serioze, të dominojnë sharlatanë dhe pseudomjekë gjysmë të shkolluar mbi emrat dhe institucionet e mëdha shkencore të cilët në dy shekujt e kaluar, nga shfaqja e vaksinave të para, kanë shpëtuar miliona jetë njerëzore”, tha Pendarovski, i cili pas fjalimit, pati takim me ministrin Filipçe, shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurqinovski dhe drejtorin e QMK, Stojançe Angellov, ku shkëmbyen informacione mbi situatën aktuale me COVID-19, si dhe masat dhe për aktivitetet e autoriteteve kompetente për shkatërrimin e pandemisë.
Profesionistët e shëndetësisë mbështesin fushatën “Festoni me Përgjegjësi”. Ka kohë, thonë ata, për ahengje. Nuk duhet të relaksohemi tani, duhet t’i shmangim grupimet.
“Nëse diçka na mësoi ky vit 2020, me siguri është se më të rëndësishme janë familjet tona dhe më të afërmit tanë. Kështu që, dhe në atë frymë t’i festojmë festat e ardhshme të fundvitit në rrethin e më të afërmeve. Kaluam një vit jashtëzakonisht të vështirë dhe të përkujtojmë se nuk guxojmë të heqim dorë, posaçërisht jo tani, në çastet e fundit, porosisin punonjësit shëndetësorë. Ka kohë për argëtime të mëdha. Të mos relaksohemi tani, të evitojmë tubime, do të ketë festime të tjera të Vitit të Ri. Tani është me rëndësi të qëndrojmë në shtëpi, të mos grupohemi. Qytetarët festat e Vitit të Ri t’i kalojnë në rrethin e familjes më të ngushtë, pa u grupuar, në mënyrë që Viti i Ri i ardhshëm të festohet në mënyrë tërësisht tjetër. Bëjeni atë për më të dashurit e juaj, e me atë do të na mbroni edhe ne. Kjo gjendje do të përfundojë një ditë dhe do të kemi të nesërme shumë më të mirë. I porosisim të gjithë qytetarët se gjithçka që mund të shtyhet, ta shtyjnë për disa vite të ri të ardhshme të jenë më të mirë. T’i respektojmë masat për mbrojtje dhe preventivë, me qëllim që të kemi epilog më të mirë dhe të dalim si fitimtarë, të gjithë së bashku, nga e tërë kjo. E tërë kjo do të kalojë, do të vijnë momente më të bukura dhe më të lumtura. Urime festat, të keni kujdes dhe qëndroni me shëndet!”, porosisin punonjësit shëndetësorë.
Ata apelojnë te të gjithë qytetarët që të anulojnë gjithçka që munden për vitet e ardhshme të reja që të jenë më të mira për ne, të respektojnë masat për mbrojtje dhe parandalim në mënyrë që të dalin nga situata si fitues.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 75.597, janë shëruar 51.493 pacientë dhe kanë vdekur 2.194 vdiqën. Numri i rasteve aktive është 21.910.